Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1466 testime ndërsa janë regjistruar 183 raste me KOVID-19.

Më tepër raste janë evidentuar në Shkup-85, Tetovë-10, Ohër-10, Kavadar-13…

Instituti për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1731 pacientë.

Gjashtë persona kanë humbu jetën.

Nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 90 654 raste me kovid-19, 78 154 persona janë shëruar, ndërsa jetën e kanë humbur 2 785 persona.

Numri i rasteve aktive është 9 715.