19 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në vitin 2018

19 mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet anëtare të BE-së, njofton Eurostat dhe Shqipëria gjendet në vendin e nëntë sipas numrit të azilkërkuesve.

Marketing

Krahasuar me vitin 2017, vitin e kaluar është shënuar rënie e numrit të qytetarëve shqiptar azilkërkues me rreth 7 mijë.
Numër rekord është regjistruar në vitin 2015 kur ka pasur rreth 69 mijë, ndërsa një vit më vonë është ulur në rreth 33 mijë dhe 26 mijë në vitin 2017.

Në periudhën nga viti 2013 deri 2017, rreth 157 mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në BE.

Eurostat thekson se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 580 mijë persona të cilët kanë aplikuar për azil në një nga vendet anëtare të BE-së, duke shënuar një rënie me 11 për qind.

Në vend të parë është Iraku me rreth 81 mijë aplikime, pasojnë Siria, Afganistani, Pakistani, Irani, Nigeria, Turqia dhe Venezuela.

Marketing