19 raste të reja me koronavirus në Kosovë

nstituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 19 raste të reja me koronavirus në Kosovë, pas kryerjes së 253 testeve.

Marketing

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë”, është thënë në njoftim.Përveç tyre, ky Institut ka raportuar edhe për 24 pacientë të shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton virusi në fjalë.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar 1.142 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 871 persona janë shëruar, derisa 30 të tjerë kanë vdekur.