199 raste të reja, 264 të shëruar dhe tetë të vdekur nga KOVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1846 testime ndërsa janë regjistruar 199 raste me koronavirus.

Marketing

Është më i madh numri i pacientëve që janë shëruar në 24 orët e fundit. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 264 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit tetë persona kanë humbur jetën.