2 mijë e 600 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Që nga muaji mars e deri më sot në Kosovë janë regjistruar 5 mijë e 735 raste me Coronavirus.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në vend janë 5 mijë e 735 persona të infektuar me Coronavirus, ku 2 mijë e 968 janë shëruar kurse 135 kanë ndërruar jetë.Bazuar në këto të dhëna, aktualisht në tërë Kosovën janë 2 mijë e 632 raste aktive me koronavirus.

Marketing

E nga këto 2 mijë e 632 raste, 1 mijë e 118 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Prishtinë, kështu kryeqyteti ka numrin më të madh të të infektuarve dhe rasteve aktive në Kosovë.Sipas të dhënave zyrtare Prishtina ka gjithsej 1 mijë e 883 të infektuar, 21 të vdekur dhe 694 të shëruar nga koronavirusi.Më poshtë ju sjellim edhe tabelën e përgatitur nga IKSHPK-ja me të gjitha detajet për secilën komunë të prekur me Coronavirus në Kosovë.

Marketing