2 vjet nga Marrëveshja e Prespës: Maqedonia anëtare e NATO-s dhe me datë për në BE

Në një vend të vogël të quajtur Nivici, në anën greke të Liqenit të Prespës, pikërisht para dy viteve, shefi i diplomacisë maqedonase dhe homologu i tij Nikos Kocias, i vunë nënshkrimet e tyre për Marrëveshjen e Prespës, shkruan Zhurnal.

Marketing

Negociuesi për këtë çështje, Metju Nimic, pati deklaruar se pas kësaj marrëveshje, askush nuk do të mund të mohojë se në Maqedoninë e Veriut jetojnë maqedonas dhe të cilët flasin gjuhën maqedonase.

“Me marrëveshjen e Prespës iu vendos çelësi identitetit tëë qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa liderët mundeshin ta bindin popullin e tyre është pranuar si maqedonas, se ata e arritën qëllimin kryesor në negociata, do të thotë pranimin e identitetit të tyre nacional”, pati thënë ish përfaqësuesi special i sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, u zhbllokuan proceset integruese të vendit në NATO dhe Unionin Europian. Maqedonia sipas marrëveshjes, u ri-emërua në Maqedonia e Veriut, shtetasit e saj u bënë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjuha u bë maqedonase.

Sipas Marrëveshjes, Greqia e para e ratifikoi protokolin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa vendi, më 30 mars, u bë anëtare e 30të e NATO Aleancës. Në ceremoninë solemne me ngritjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut, më 30 mars në selinë e NATO-s në Bruksel u zyrtarizua inkuadrimi në Aleancën Veri Atlantike.

U hap edhe rruga për anëtarësim në Bashkimin Europian. Pas 15 viteve status kandidati dhe mbi 10 propozime të njëpasnjëshme të KE-së për hapje të negociatave, Këshilli Europian më 26 mars sivjet solli vendim për fillim të negociatave me Maqedoninë e veriut.

Tani vendi është në pritje të kornizës negociuese, e cila sipas diplomatëve europian, duhet të prezantohet në ditët në vijim nga ana e BE-së, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare pritet të jetë sivjet në vjeshtë.

Marketing