Autoritetet bullgare kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga shumë zyrtarë të cilët kanë dhënë nënshtetësi bullgare shtetasve që janë jashtë BE-së.

Mediat bullgare theksojnë se shtetas të Maqedonisë, Ukrainës dhe Moldavicë kanë paguar nga 5 mijë euro për një vërtetim të rremë ku më pas kanë përfituar edhe dokumentacione bullgare, ndërkohë që ekzistojnë dyshime se janë dhënë me dhjetra pasaporta.

Me këtë rast ekziston dyshimi për korupsion, dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, derisa në mesin e 20 të arrestuarve është dhe shefi i shërbimit për të huaj që ka rol kryesorë në neutralizimin e shtetasve të huaj.

Ky shërbim jep vërtetim për prejardhjen bullgare tek të huajt që vijnë deri tek dëshmia se kanë qenë ose janë bullgar. Bullgaria në nivel vjetor jep rreth 10 mijë pasaporta të huajve.

Artikulli paraprakSkandaloze Restoranti në qendër të Shkupit i ndalon hyrjen gruas së mbuluar myslimane!
Artikulli tjetërREPORT TV siguron pamjet kur ekstremisti grek qëlloi mbi policinë në Gjirokastër (VIDEO)