2018, vit i suksesshëm për Erkan Arifin

“Vetëm gjatë vitit të parë të mandatit – 2018-ës, Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi realizoi punime të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në gjatësi prej mbi 10 km apo 10.090 m”

Marketing

Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, që nga fillimi prioritet i ka dhënë projekteve infrastrukturore që janë të patjetërsueshme për kushte normale d.m.th. mirëmbajtjen e rrugëve, ujin e pijshëm dhe kanalizimin fekal.

Ku vetëm gjatë vitit të parë të mandatit – 2018-së janë kryer punë të rrjetit të kanalizimit në gjatësi prej mbi 10 km apo 10.090 m, ku një pjesë janë realizuar komplet nga vet komuna, edhe atë në fshatrat:
1. Mateç rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1936 m ;
2. Hotël rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1460 m dhe
3.Vaksincë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 2567 m.

Gjithashtu rrjet kanalizimi është realizuar nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ” Bashkë për komunë që duam”, ku komuna ua ka siguruar materialin e nevojshëm: gypat, shahtet dhe kapakët, ndërsa banorët vet punët ndërtimore.
Në këtë princip janë kryer punë në fshatrat:

1. Llojan rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1397 m;
2.Opajë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 702 m;
3. Vishticë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1324 m;
4.Sllupçan rrjet kanalizimi në gjatësi prej 485 m dhe
5. Orizare rrjet kanalizimi në gjatësi prej 129 m.

Me projekte të këtilla do të vazhdojmë edhe në vitet e tjera me qëllimin e vetëm që çdo qytetari të komunës tonë që ka objektin e banimit brenda tokës ndërtimore ti mundësojmë kyçje në rrjetin e kanalizimit.