2019-ta e ‘nxehtë’, artistet shqiptare që morën vëmendjen me pozat provokative në Instagram

Edhe 2019-ën e bënë të ‘nxehtë’ me pozat joshëse disa nga artistet shqiptare.Këngëtaret, modelet e prezantueset e njohura të ekranit përveç me punën e tyre me të cilën kanë arritur të bëhet të dashura për publikun vëmendjen më të madhe arrijnë ta mbajnë gjallë edhe me fotografitë në të cilat shfaqen me pak rroba apo edhe pa to fare.

Marketing

Fotosesione ‘nudo’ të cilat ditëve të sotme po cilësohen si diçka artistike janë duke u realizuar shumë shpesh, madje disa prej fytyrave të ekranit ka më shumë se një herë që kanë nxjerrë në pah linjat e tyre në kuadër të një seti fotografish të realizuar në mënyrë profesionale.

E pavarësisht se duken shumë seksi dhe pranojnë komente pozitive për guximin, jo të gjithëve u pëlqejnë mënyrat e tilla të të pozuarit, andaj shpesh ato përballen me kritika.

Vitin që lamë pas artistet shqiptare kanë qenë tejet aktive në llogaritë e tyre në Instagram andaj nuk kanë pasur se si të mungojnë pozat në bikini gjatë verës, e ato me fustane super të shkurtra edhe gjatë kohës kur temperaturat nuk ishin edhe aq të larta.

Kemi zgjedhur disa prej emrave të njohur të ekranit si personazhet që kanë pozuar provokative gjatë vitit 2019-të:

Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora fuqishëm u bë njëra ndër femrat më të suksesshme shqiptare në muzikë. Me një sukses po aq të madh e ka përmbyllur edhe vitin që po lëmë pas.

Projektet muzikore, çmimet e ndryshe e paraqitjet e zjarrta skenike kanë bërë bujë mediatike për të këtë vit por nuk kanë munguar edhe komentet rreth jetës së saj private, lidhjeve – ndarjeve me disa meshkuj.

Ora, edhe këtë vit vëmendjen e ka tërhequr me fotosesionet ku shfaqe ‘nudo’ e gjysëm nudo .

Edhe për Ritën komentet kanë qenë herë pozitive e herë jo edhe aq të mira por ajo ka vazhduar të sjell imazhe të tilla me shumë vetëbesim.

View this post on Instagram

Let the curly fro go bro.

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

https://www.instagram.com/p/B0RUl8EllCh/?utm_source=ig_embed

Dua Lipa

Si Rita Ora ashtu edhe Dua Lipa ka rrëmbyer fuqishëm vëmendjen e mediave tona dhe atyre botërore. Sukseset e pafundme me zërin e mahnitshëm dhe performancat mbreslënëse të tyre janë shpërblyer me çmime.

Edhe Dua Lipa është aktive në rrjete sociale dhe nuk mungojnë as pozat në të cilat ajo shfaqet tejet provokative me veshjet.

https://www.instagram.com/p/B4hpg0yBxe2/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed

Enca Haxhia

Kur bëhet fjalë për pozat provokative e zhveshjen nuk ka se si të mungojë Enca Haxhia.

Këngëtarja shqiptare njihet si një ndër emrat e ekranit e cila përveç sukseseve në muzikë, vëmendjen më të madhe e merr edhe me pozat provokative që i ndan me ndjekësit në rrjete sociale, sidomos në atë Instagram.

Enca edhe në 2019-ën ishte aktive dhe ka publikuar fotografi në të cilat ka nxjerr në pah linjat trupore, veçanërisht gjoksin.

https://www.instagram.com/p/B5vQ9ifg6GS/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/B4DYac6gQcF/?utm_source=ig_embed

Tayna

Reperja Tayna iu fut fuqishëm tregut muzikor shqiptar. Që nga kënga e parë e publikuar me videoklip e deri tani këngët e saj kanë arritur që të bëhen hite.

Të tilla i ka pasur edhe disa bashkëpunime në 2019-ën mirëpo Tayna ishte aktive edhe në rrjete sociale.

Këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e realizuara, sidomos ato para pasqyrës, imazhe në të cilat vinte në pah trupin.

View this post on Instagram

Diva is a female version of a hustler

A post shared by Tayna (@tayna) on


https://www.instagram.com/p/B4kGCwLgyjj/?utm_source=ig_embed
Oriola Marashi

Modelja shqiptare, Oriola Marashi ka qenë më e komentuara në mediat rozë për sa u përket provokimeve.

Ajo është një ndër emrat që e hasim shpesh në ballinat e mediave rozë dhe e gjithë kjo për faktin se posedon linja perfekte trupore dhe ato i ekspozon pa komplekse edhe në rrjete sociale.

Oriola pozon shpesh edhe për marka të ndryshme, e vitin që po lëmë pas ka arritur edhe një tjetër sukses.

Modelja ka pozuar për markën e njohur ‘Guess’.

https://www.instagram.com/p/B6isq7KBM9W/?utm_source=ig_embed

View this post on Instagram

Talk to me nice

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on

Klaudia Pepa

Edhe Balerina Klaudia Pepa nuk ka pasur se si të mungoi në listën ku flitet për femrat shqiptare që kanë ngritur temperaturat në 2019-ën.

Fotografitë e saj në të cilat ajo ka pozuar e zhveshur janë komentuar madje edhe kritikuar nga shumë ndjekës por Klaudia vazhdon akoma me të njëjtin ritëm dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

https://www.instagram.com/p/B6A5TnFq6J3/?utm_source=ig_embed

Marketing