21 nxënës të lënduar nga aksidenti në Graçanicë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Graçanicë. Një makinë e policisë dhe një autobus që po transportonte nxënës janë përplasur. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Marketing

Ahmeti ka thënë se deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona, derisa ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 06:30 në Graqanicë ka ndodhë një aksidentr trafiku, mes një automjetyi zyrtar të Policsë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti

Marketing