22 persona shkelën orën policore, 657 gjoba për mosmbajtje të maskës

Nga ora 22:00 e datës (27.03.2021) deri në ora 05:00 të ditë së sotme janë konstatuar 22 shkelje të orës policore.

Marketing

Ndërkohë në 24 orët e fundit Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar edhe 657 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse si preventivë për pengimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.