23 ambasada të Maqedonisë së Veriut në botë vazhdojnë të mbeten pa ambasadorë. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski po vazhdojnë konsultimet për emërimin si ambasadorë të 19 diplomatëve të karrierës. Nga Ministria e Jashtme për Alsat informojnë se procesi është në fazë finale dhe se pasi të zgjedhen opsionet më të mira, do të ndërmerren të gjitha aktivitetet e parashikuara me ligj për përmbylljen e procesit.

Nga 57 përfaqësi diplomatike-konsullore, 23 ambasada janë pa ambasadorë

Vazhdojnë konsultimet me Presidentin për emërim të 19 ambasadorëve

Procesi është në fazën finale

Edhe nga kabineti i Presidentit pranojnë se konsultimet po zgjasin, por pa dhënë asnjë detaj më shumë. Partia më e madhe opozitare, VMRO DPMNE i apelon Qeverisë të mos emërojë kot ambasadorë në përfaqësi të rëndësishme diplomatike, pasi nëse kjo parti do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve do t’i shkarkojë të njëjtët.

Në vendet kyçe siç janë ambasadat në Uashington, NATO, Pekin, Kinë dhe pozicione të tjera të rëndësishme tregtare a politike për RMV-në në këtë periudhë parazgjedhore nuk do të duhej të dërgoheshin ambasadorë. Kështu pasi nëse vijon ndërrim i pushtetit, veçanërisht nëse ka ambasadorë politikisht të rekrutuar tek të cilët ka besim LSDM-ja ndoshta nuk do të ketë besim VMRO DPMNE-ja. Pastaj nuk do të ketë bashkëpunim produktiv dhe do të duhet që ato ambasadorë të kthehen mbrapsht – deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.

Ish ministri i Jashtëm nga radhët e VMRO DPMNE-së, Milloshoski thekson se partia e tij nuk kundërshton emërimin e mundshëm të diplomatëve të karrierës si Shpresa Jusufin e cila sipas tij, është e interesuar për ambasadore në Kosovë apo Rami Rexhepin për ambasador në Romë. Por për partinë e tij është e papranueshme që Teuta Arifi të emërohet ambasadore në Uashington, Dane Talevski në NATO, Misho Dokmanoviq në Izrael dhe Sashko Nasev në Sofje.

Kryeministri ka konfirmuar tashmë se për 2 prej këtyre të fundit është diskutuar. Ndërsa Teuta Arifi nuk fshehu ambiciet e saj për t’u emëruar ambasadore, por se për këtë gjë pret të flitet pasi t’i mbarojë mandati i saj si Kryetare e Tetovës. 23 ambasadat në fjalë kishin mbetur pa ambasadorë tashmë një kohë të gjatë, për shkak të mos-pajtueshmërisë së Presidentit të mëparshëm, Gjorge Ivanov.

Artikulli paraprakShkëndija fiton derbin tetovar, Vardari-Shkupi barazojnë
Artikulli tjetërE dorëzoi fletën e bardhë, profesori i dha notën më të lartë, kjo është historia e “ninxhes” japoneze