24 Marsi i Fatmir Deharit dhe i Kërçovës

Kërçova, një qendër e rëndësishme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, një e tillë e rezistencës shqiptare, ka lindur gjithnjë njerëz të veçantë që i kanë shërbyer kauzës së madhe kombëtare.

Marketing

Ai qytet tetë vjet më parë në një datë të sotmen më 24 Mars ktheu dinjitetin e humbur duke vënë në krye një njeri të idealit Fatmir Dehari. Atë ditë drejt Kërçovës vërshonin shqiptarë gjithandej për të votuar dhe kjo ishte më shumë se kaq, ishte një lloj referendumi sepse Uskana u kthehej shqiptarëve. Diaspora poashtu qe mobilizuar tejmase për të kryer një akt të madh patriotik.

Ata kishin ardhur për ti dhënë një copë të madhe shqiptarie Uskanës së tyre të shtrenjtë dhe që prej asaj kohe nisi një histori e re. Shqiptarët, i madh e i vogël qenë mobilizuar ta fitojnë një Komunë që ishte më shumë se aq, sepse qytetet tjera të Maqedonisë Perëndimore udhëhiqeshin tashmë nga kryetarë shqiptarë. Kërçova qe arteria kryesore që do lidhte ato vendbanime shqiptare.

Sot tetë vite më parë ishte dita e fitores së madhe të Kërçovës. Ata u mobilizuan për Fatmir Deharin ashtu siç ky i fundit ishte mobilizuar gjithë jetën për kauzën e madhe shqiptare, që në momentin kur veshi uniformën e ushtrisë në luftën e 2001-shit. Fatmiri as atë kohë dhe as sot në zyrën e tij të institucionit që e drejton nuk e hoqi kurrë flamurin dhe emblemën e Ushtrisë së shenjtë.

Ai e vulosi fitoren e madhe të qytetit të tij përmes atij mobilizimi të paparë ndonjëherë për të fituar një qytet që do ta shndërronte më vonë me qindra projekte të realizuara,me shkolla moderne, të rregulluara, kanalizime, rrugë dhe jo vetëm.

Që prej atij 24 Marsi të lavdishëm të tetë viteve më parë Uskana frymon shqip , ndërsa Fatmir Dehari qe ideatori i ndryshimeve të mëdha që sot shqiptarët etnik atje i ndjejnë çdo ditë.

Ata u mobilizuan për të fituar një qytet të lashtë shqiptarë , kaq domethënës dhe kaq qytet prej patriotësh.

Ta ruajmë Fatmir Deharin dhe Uskanën shqiptare!Koment: TetovaSot

Marketing