24-vjeçarja shpallet kampione mes 200 burrash

2Fiona Kolbinger bëhet e para femër që fiton turin çiklistik transkontinental duke mposhtur në garë plot 200 meshkuj.

24-vjeçarja, e cila me punon si eksperte e analizimit të sëmundjeve kancerogjene e përshkoi distancën prej 4000 km në 10 ditë, 2 orë e 48 minuta.

“Jam shumë e befasuar që fitova. Kur hyra në garë, mendova se ndoshta do të zija vend në podiumin për femra, por nuk e mendoja kurrë se do ta fitoja të gjithë garën”, u shpreh Kolbinger.

Në vendin e dytë ajo la britanik Ben Davies në distancë prej 200 km.