25 vjet kultivim dhe afirmim i folklorit burimor shqiptar

Mbrëmë në Qendrën Informative Kulturore në Shkup u shënua 25- vjetori i themelimit të Ansamblit të Valleve dhe Këngëve “Karshiaka”.

Marketing

Në këtë eveniment, me rastin e shënimit të këtij përvjetori u promovua Monografia e autorit Jesir Hoxha kushtuar ansamblit, ku është përfshirë puna 25-vjeçare e “Karshiakës”, e cila në Shkup dhe më gjerë bashkë me ansamblet tjerë me peshë, kanë kontribuar mjaft për afirmimin dhe kultivimin e këngëve dhe valleve burimore shqiptare.

Në mesin e të pranishmëve ishte  Behixhudin Shehapi, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe kryetar i OH “El Hilal”-it. Me këtë rast, B. Shehapi, i cili pati nderin ta përshëndesë këtë jubile duke qenë se për një kohë të gjatë e ka ndjekur rrugëtimin e suksesshëm të kësaj shoqërie të udhëhequr nga kryetari i parë i saj, Bedri Saliu. Atij iu nda një mirënjohje me ç’rast theksoi:

“Fillimisht u bashkëngjitem përgëzimeve me rastin e 25- vjetorit të Ansamblit “Karshijaka”dhe uroj që ky rrugëtim i suksesshëm të vazhdojë edhe më tej. Le të pasojnë edhe shumë përvjetorë me shumë projekte, që do të jenë një kontribut i pakontestueshëm për mbrojtjen dhe kultivimin e traditës sonë të pasur folklorike”.

Marketing