253 shkelje në trafik, 110 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.05.2021) në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 253 shkelje të rregullave në trafik. Mes tyre 110 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për kalim në të kuqe në semaforë.

Marketing

MPB-ja ka regjistruar edhe 9 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 20 të tjera për parkim të parregullt.