“27 prilli”, amnistohen edhe 5 persona të tjerë

5 persona të tjerë të përfshirë në ngjarjet e përgjakshme në 27 prill në Kuvend janë amnistuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të amnistuarve në 25. Pesë personat e amnistuar ndiqeshin penalisht për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”. Në ditën e fundit të 2018-ës u amnistuan edhe 5 persona të tjerë për veprën e njëjtë penale. Ndërsa para vitit të ri gjykata hodhi poshtë 9 ankesat për amnisti dhe avokatët e apeluan lëndën në Gjykatën e Apelit.

Marketing

Prej atje, ende nuk ka përgjigje se sa ankesa janë parashtruar nga avokatët dhe kur do të ketë vendime rreth tyre.  Deri tani, dihet se ankesa janë dorëzuar nga avokatët e Goran Gjoshevskit, Goranço Angelkovski-Qoseto, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Munir Pepiq dhe Mitko Peshov.

Sipas prokurorit Lubomir Joveski, amnistia nuk do të kishte ndodhur fare, nëse kjo do të varej nga ai dhe prokurorja Villma Ruskovska. Ai thotë se e kupton zhgënjimin e qytetarëve, por ky është një vendim politik.

Për momentin, prokuroria ka dëshmi të zgjerimit të hetimit për organizatorët e ngjarjes më 27 prill. Së shpejti, prokuroria do të ngrejë hetim edhe për ato. Një problem dhe tejzgjatje të procedurës bëri veprimi joprofesional i Prokurorisë menjëherë pas ngjarjes. Lëshimi më i madh është ai, që nuk ka pasur menjëherë inspektim nga prokurori publik, kur mundësia e sigurimit të gjurmëve dhe dëshmive ishte më i madh. Prokurori i mëparshëm publik nuk kishte ndërmarrë asgjë”- pohoi Lubomir Joveski, prokuror.

Amnisti nuk ka kërkuar ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, kujdestari i shtabit operativ në MPB, Dushko Lazarov, si dhe të pandehurit Igor Jug dhe Jane Çento. Për ta, gjykimi vazhdon më 15 janar kur do të jepen edhe fjalët përmbyllëse

Marketing