‘27 prilli’, Gjoshevski: Atë natë kam vepruar në bazë të autorizimeve

Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar seanca gjyqësore për ngjarjet e “27 prillit” të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Në seancën e sotme ka dëshmuar Goran Gjoshevski, shef i sigurimit të ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanoski.

Derisa ka dëshmuar për ngjarjet e asaj nate, Gjosevski në dëshminë e tij tha se turma në një kohë filloi të kërkojë kreun e Kuvendit, Veljanoskin, duke e quajtur atë tradhtar, pasi kishte lejuar që në Kuvend të këndohet himni i një shteti tjetër.

“Turma filloi ta kërkojë edhe kryetarin e kuvendit. Thoshin ku është tradhtari Trajko që lejoi të këndohet himni i një shteti të huaj në Kuvend. Kishte tentim për të hyrë edhe në kabinetit e tij, kishte sulme fizike ndaj meje, dhunshëm donin të hynin”,- ka rrëfyer Gjoshevski, derisa thoshte se në ato momente ka menduar edhe ta zhvendos kryetarin e atëhershëm Veljanovskin në dhomë të blinduar me të vetmin qëllim, të mos sulmohet fizikisht.

Në pyetjen e gjykatëses, Dobrilla Kacarska, se nëse ka njohur dikë tjetër nga turma e pranishme atë natë, Gjoshevski u përgjigj: “Kam njohur figura publike që të gjithë i njohin, por asnjë prej tyre nuk e kam mik. I njoh ashtu siç i njeh edhe publiku. Llatas dhe Ivona Talevska shëtisnin në Kuvend dhe bënin selfie para kabinetit të Veljanovskit.

Unë personalisht nuk kam ndarë ujë për turmën, por e kam nxjerrë nga bufeja dhe e kemi vendosur korridor që të mos e shkatërrojnë”,- tha Gjoshevski në përfundim të seancës, duke e bindur gjyqtaren Kacarska se atë natë ka vepruar në bazë të autorizimeve dhe detyrave që ka pasur, gjithnjë duke pasur kujdes që kreu i Kuvendit të atëhershëm të jetë i mbrojtur.

Marketing