27 Prilli, Ligji do të amnistojë 30 persona

Ligji për Amnisti , i cili të hënë pritet që të jetë para deputetëve në Kuvend, do t’i përfshijë 30 persona. Jozyrtarisht, amnistia për 27 prillin nuk vlen për Mitko Çavkovin, Vlladimir Atanasovin, Aleskandar Vasilevskin- Ninxha dhe 40 persona të tjerë të dyshuar, të akuzuar apo të dënuar për dhunën në Kuvend. Ligji për Amnisti pritet që të marr dritën jeshile para se të merret vendimi i shkallës së parë për deputetët të cilët akuzohen për dhunën në Kuvend. Sipas zërave që qarkullojnë në opinion, Prokuroria pritet që të fjalën përfundimtare të bëj rikualifikim të lëndës me të cilën ngarkohen të akuzuarit dhe të njëjtit t’i zbarkojë në kategoritë e parapara me Ligjin për Amnisti. Iniciatori i pajtimit, kryeministri Zoran Zaev theksoi se përveç amnistisë, nenet e ligjit në fjalë japin porosi edhe për uljen e dënimeve për personat që akuzohen për dhunë dhe terrorizëm.

Marketing

Pra po amnistisë për të gjithë që nuk kanë marr pjesë në dhunë dhe që nuk kanë qenë organizatorë, në ligj është e projektuar, por edhe vetë nenet në ligj që të shpien deri te dënimet në të ardhmen, nuk do të jetë terrorizëm me dënime mbi 10 vjet, me siguri që do të jenë me dënime me të vogla fillestare por dënime do të ketë, sepse secili sistem i dënimit në të gjithë botën e ka qëllimin që të jep mesazh që e njëjta të mos përsëriten veprat. –tha – Zoran Zaev – Kryeministër

Kryeministri Zaev thotë se falja është vendim politik dhe se qëllimi i këtij hapi është arrihet integrimi në NATO dhe BE.

E gjithë ajo do të thotë se qartazi po ndërmerren vendime politike me gjithë përgjegjësinë. Këtë e bëjmë në kohën kur të gjithë qëndrojmë pas së paku dy qëllimeve të përbashkëta, integrimi në NATO dhe në BE. Tani është momenti që të ndërmarrim hapa dhe të arrijmë pajtim në shtet. – u shpreh – Zoran Zaev – Kryeministër

Edhe pse nuk qëndrim zyrtar pritet që Ligji për amnisti të vlejë edhe për deputetët Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski dhe Luben Arnaudov.