“27 prilli”, Llazarovski: Sela tani mund të jetë jashtë lojës

Në procesin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit ka vazhduar leximi i porosive në viber mes protagonisteve të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend. Në një grup të formuar mes deputetëve komunikimi ka filluar në orën 17 e 48 minuta me porositë e Johan Tarcullovskit “Po mbrohet Maqedonia”, “Kthim prapa nuk ka” e shkrime tjera. Nga porositë rezulton koordinimi që ka ekzistuar mes ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe disa prej deputetëve përfshirë edhe Kërste Mukoskin.

Marketing

Krste Mukovski: “Shef, si jeni, a jeni parë me njeriun, a jeni marrë vesh për diçka?”

Trajko Veljanovski: “Mbrëmë u pamë me njeriun dhe biseduam.”

Krsto Mukoski lidhur me zhvillimet e 27 prillit ka komunikuar përmes grupit në aplikacionin viber me rreth 40 persona. Mes tyre më i zëshmi ishte ish ministri i transportit Mile Janakievski, Liljana Kuzmanovska, Emil Dimitriev, Aleksandar Atanasov, Johan Tarçullovski, Spire Risteski dhe shumë persona të tjerë mes të cilëve disa edhe me kode.

Sasho Llazarovski: “Sela tani mund të jetë jashtë lojës.”

Spire Risteski: “Dërgoni përforcime nga të gjitha anët, maksimum.”

Komunikimi mes Krste Mukovski dhe Mile Janakievskit sqaron qartë planin që ata kanë realizuar.

Krsto Mukoski: “Zaev është lajmëruar për procedurale.”

Mile Janakievski: “Shkoni pas tyre, kudo që shkojnë. Hallall të qoftë për sot.”

Krsto Mukoski: “Faleminderit, por duhet të jetë situata më e tensionuar jashtë që vëmendja të përqendrohet atje. Këtu është situata intensive, ka kamera dhe gjatë gjithë kohës e pyesin Zaevin ata të vetët se çka duhet të bëjnë.”

Mile Janakievski: “Qëndro para tij.”

Krsto Mukoski: “Do bëjmë problem, por le të fillojnë ata të parët.”

Mile Janakievski: “Ngjituni në sallën e konferencave, atje ku është Zaevi.”

Në grupin në viber qëndron edhe një numër i regjistruar si kolegia “Çair” e cila më 27 prill njofton në grup se po hapen dyert e Kuvendit. Ajo mes tjerash thotë ma leni mua Sheqerniskën.

Kolegia Çair

“Dashtë Zoti t’i rrahim të gjithë. Djema, hapni dyert. Sheqerinskën ma leni mua.”

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzohen janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerët për “nxitje të dhunës”.

Marketing