Ne fjalën përfundimtare, për të akuzuarin Gorançe Angellovski, avokati i tij Dragan Peshevski tha se i ashtuquajturi Qoseto nuk i ka shpërndarë maskat për 68 personat, të cilët kanë hyrë më 27 prill dhunshëm në Kuvend.

Nga pala mbrojtëse e Qosetos, para gjykatës gjithashtu thanë se i akuzuari nuk ka hyrë as në sallën e Press konferencave e as nuk i ka marr Hard disqet për t’i shlyer gjurmët nga kamerat e sigurisë së Kuvendit.

Avokati kërkon të shpallet i pafajshëm në akuzën e prokurorisë për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues e sigurisë kombëtare. Sipas kësaj akuze, nëse Qoseto shpallet fajtor, mund të dënohet së paku me 10 vjet burg. Në Gjykatën Penale vazhdon seanca, duke dhënë fjalën përfundimtare avokati për të akuzuarin tjetër Igor Jug.