“27 Prilli”, në pritje të Ivanovit të nënshkruajë Ligjin për amnisti

Presidenti Ivanov, akoma nuk e ka nënshkruar Ligjin për amnisti

Marketing

Në pritje të presidentit Gjorgje Ivanov, të vendos nënshkrimin në Ligjin për Amnisti, një pjesë e ekspertëve në vend kanë shprehur pakënaqësi lidhur me ngjarjet e fundit në vend.

Nëse Ivanov e nënshkruan, Ligji do të duhet të shpallet në Gazetën Zyrtare ku menjihere do të hyjë në fuqi dhe do të fillojë afati prej pesë ditëve për të akuzuarit që të dorëzojnë kërkesat e tyre për amnisti.

Në seancën e sotme do të duhet të paraqiten dëshmi shtesë nga pala mbrojtëse e Mitko Çavkovit, Dushko Lazarovit, dhe Krsto Mukoskit.

Në këtë lëndë, janë të akuzuar gjithsej 33 persona, nga ku 31 prej tyre për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy prej tyre për nxitje.