27 prilli, Ninxha: Më thanë të përfundoja shkollën e mesme për tu bërë pjesë e DSK-së

Gjatë vitit 2015, në periudhën e muajit janar-shkurt në prag të krizës politike në vend, kur Zaevi filloi të publikoj “bombat” u angazhova nga Goran Grujevski që të bëhesha sy dhe vesh i Nikolla Boshkovskit, gjegjësisht të mbledh informacion nga objektiva që do të zgjidheshin personalisht nga ai dhe pastaj të informoj atë personalisht. Informacionet kishin karakter të rëndësishëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe futjen e qytetarëve të rëndomtë në shërbim, tha Aleksandër Vasilevski Ninxha në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit.

Marketing

Për të më punësuar në DSK më thanë se më duhej të mbaroja vitin e 4-të të shkollës së mesme, kisha vetëm tre vjet. Për nevojat e shërbimit më dhanë distriktin me numrin 637, më dhanë armë zjarri “Magnum 38 agjent special” dhe një radio stacion me 16 kanale aktive nga ku mundë të dëgjoheshin të gjitha 8 SPB-të e Maqedonisë, tha Ninxha.

Marketing