“27 Prilli”, të akuzuarit nuk komentojnë amnistinë (VIDEO)

Të gjithë të pandehurit për “27 prillin” refuzuan ta komentojnë njoftimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski, se do të ofrojë një ligj për amnisti, që do t’i shpëtojë ata nga burgu për ngjarjet e përgjakshme vitin e kaluar në Parlament.

Z. Mukoski shkurt për njoftimin e amnistisë? Më falni, do të kemi mundësinë, do t’ju jap deklaratë, ju lutem … – u përgjigj ai.

Shkurtimisht Damovski rreth njoftimeve për amnisti? Nuk kam dëgjuar- tha ai.

Qëndrim rreth amnistisë? Jo … – Bogdan Ilievski.

Për njoftimet për amnistinë, Arnaudov? Më vonë, më vonë … u përgjigj shkurt Ljuben Arnaudov.

Procesi gjyqësor i ngjarjeve të 27 prillit vazhdoi sot. Të pandehurit vazhduan ti shikojnë video materialet të cilat prokuroria për krim të organizuar i ofroi si dëshmi. Në një nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet, se si personat e pandehur me maska mblidhen përpara zyrës së kryetarit të atëhershëm të Parlamentit, Trajko Veljanoski. Megjithëse turma është përpara zyrës së tij, nuk ka sulm ndaj sigurimit dhe bashkëpunëtorëve. Në video shihet si i pandehuri Nikola Mitrevski – Koljo e nxjerr maskën dhe hyn në zyrën e kryetarit të parlamentit. Qëndron një kohë të shkurtër. Del dhe fillon ta drejtojë turmën dhe personat me maska ​​në kokë. Në korridor janë edhe të pandehurit Goran Gjoshevski – Levi, kreu i sigurimit të Veljanoskit, si dhe e pandehura Elena Bozhinovska, atëherë e punësuar në Kuvend. Të dy iu ndihmojnë protestuesve për ta gjetur qendrën për konferencat e shtypit. Në një moment, sigurimi i ish-kryetarit të kuvendit iu jep ujë të pandehurve Igor Jug dhe të tjerëve që janë të maskuar dhe me identitet të mbrojtur. Përndryshe, në gjykimin e sotëm reagoi prokurorja Vilma Ruskoska. Ajo iu përgjigj avokatëve, që në seancën e fundit akuzuan se pamjet ishin të montuara dhe të prera. Prokurorja u përgjigj se mungon vetëm edhe furgoni i verdhë, ndërsa mbrojtja mundet në çdo kohë ti analizojë dëshmitë e prokurorisë./alsat-m