“27 prilli”, Veljanovski: Akuza ndaj meje, e turpshme

Të akuzuarit për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit nuk mund të përgjigjen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, vlerësojnë avokatët mbrojtës. Ata thonë se veprimi sipas rregullores në Kuvend nga ish kryetari Trajko Veljanovski, tani i akuzuar, nuk mund të jetë akt i dhunës. Nuk ka pasur komunikim intensiv mes të akuzuarve, siç dëshiron të vërtetojë Prokuroria.

Marketing

Me analizimin e dëshmive unë nuk mund të propozoj asgjë tjetër përveç vendim për lirimin e klientëve të mi”, tha Elenko Millanov, avokat.

Millanov vlerëson se rol në vendimin e fundit të gjykatës rreth fajit eventual të të akuzuarve për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit, duhet të ketë dëshmia e kryeministrit Zaev, i cili gishtin për organizimin e hyrjes së dhunshme e drejtoi vetëm drejt Nikolla Gruevskit të arratisur.

Nëse kemi kryeministër i cili dëshmoi këtu nga ai pozicion, pas katër viteve me qasje deri te të gjitha informacionet e sigurisë, me qasje deri te të gjitha informacionet e mundshme në këtë aspekt, është e qartë nga dëshmia e tij se Trajko, Mile dhe Spiro nuk janë organizatorë të kësaj ngjarjeje”, deklaroi Elenko Millanov, avokat.

Veljanovski theksoi se deri në mars të vitit 2017, nuk e ka ditur se po përgatitet seancë konstituive në Kuvend.

Çfarë bënë partitë politike në janar, shkurt dhe mars?” Dhe pastaj kush është fajtor? Kryesuesi Trajko Veljanoski është fajtor, dhe do të akuzohem për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues. Turp. Unë kam qenë Kryetar i Kuvendit për nëntë vjet, dhe do të akuzohem për rrezikimin e rendit kushtetues, të cilin e kam mbrojtur për nëntë vjet në Kuvend”, pohoi Trajko Veljanoski, i akuzuar.

Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin pesë ditë më parë në fjalën e saj përfundimtare theksoi se përmes dëshmive kanë vërtetuar se Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski janë fajtorë, dhe kanë bërë gjithçka për të parandaluar transferim paqësor të pushtetit.

https://alsat.mk/27-prilli-veljanovski-akuza-ndaj-meje-e-turpshme/

Marketing