’27 prilli’, Zekiri: E pamë vdekjen me sy

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili sot dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit, tha se ka qenë në njërin nga kabinetet për përkthim në galerinë e pres-qendrës së Kuvendit, prej nga ka dëgjuar se si nga turma kanë sharë dhe kanë pyetur ku është Muki Zekiri, “shiptari”.

Marketing

Dëshmoi se turma ka brohoritur “do t’ju vrasim të gjithëve” dhe ka parë se si deputetët Nikolla Todorov dhe Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE kanë ardhur në sallën për shtyp me qëllim që t’i mbrojnë kolegët e LSDM-së dhe BDI-së, por se Todorov është shtyrë nga turma, ndërsa Gjorçev ka mbetur që t’i mbrojë.

Pas rreth dy orëve e ka dëgjuar shok bombën e parë, e më pas edhe dy të tjera, pas çka nga ana e policisë fillimisht ishin nxjerrë në galerinë e sallës 4, e më pas në njërën nga zyret e deputetëve. Prej atje, përmes garazhit të Kuvendit me transportues policor ishin evakuuar në kasermën në Gjorçe Petrov prej ku pas evidentimit janë lëshuar në shtëpi.

Zekiri dëshmoi edhe se kur janë evakuuar në zyren e depuettes, Gjorçev u ka thënë se ka dëgjuar se nga ana tjetër e Vardarit po mblidhen njerëz të cilët dëshirojnë të vijnë në Kuvend dhe se ka kërkuar të kontrollojnë nëse është e saktë. Ata janë paraqitur tek miqtë e tyre dhe u kanë thënë se policia e ka marrë kontrollin në Kuvend dhe se janë të sigurtë.

Pritet sot të dëgjohet edhe Petre Shilegov.
Në seancë janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit.

Gjykimi do të vazhdojë edhe nesër me dëgjimin e pesë dëshmitarëve, mes të cilëve edhe kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Në seancën e kaluar dëshmuan Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.