28 Nëntori i Solidaritetit Kombëtar

8 Nëntori i 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit shqiptar, Shqipërinë e gjeti të prekur nga një tërmet katastrofal. Më rëndë nga tërmeti u goditën Durrësi dhe Thumana me çka numri i viktimave sipas të dhënave të fundit arriti në 40 persona.

Marketing

Të gjitha aktivitetet festive për këtë 28 Nëntor në Shqipëri, por edhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët janë anuluar.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se për shkak të tërmetit katastrofal që e goditi vendin dy ditë para festës, Dita e Flamurit, 28 Nëntori, nuk do të festohet, por do të ketë Ditë kombëtare të solidaritetit.

“Duam t’i kemi tri ditë zie kombëtare, duke i pasur parasysh përmasat e jashtëzakonshme të tragjedisë, e cila mori shumë jetë njerëzish”, u shpreh Rama në seancën e jashtëzakonshme qeveritare.

Ai tha se 28 nëntori dhe 29 nëntori mu për këtë nuk duhet të jenë ditë të kremtimit, por Ditë Kombëtare të Solidaritetit.

“Mendoj që në të dyja ditët duhet të shihen sikur ditë të solidaritetit kombëtar, ku krahas nderimit të së kaluarës, të gjithë që mund të përshtatin mundësitë e tyre duhet të kontribuojnë për të ndihmuar të rrezikuarit”, u shpreh Rama.

Ditë Zie për tërmetin katastrofal në Shqipëri shpalli edhe Kosova.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, e mërkura, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet në njoftimin nga kabineti i presidentit Hashim Thaçi.

Ditë zie shpallën edhe Komuna e Tetovës, ajo e Çairit dhe e Kërçovës.

“Në shenjë respekti dhe keqardhjeje ndaj fatkeqësisë që përjetoi Republika e Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm, Komuna e Çairit ka ulur në gjysmështizë flamujt para godinës së saj duke shpallur ditë zie datat 26, 27 dhe 28 Nëntor”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndihmë në të holla përveç Qeverisë dhe Maqedonisë së Veriut ndanë Qyteti i Shkupit, Komuna e Çairit, Komuna e Tetovës, ajo e Kërçovës, ndërsa pati edhe shumë nisma për tubimin e barërave, mjeteve higjienike, veshjeve, ushqimit dhe të tjerave.

Ndihmë shtetit shqiptar me ekipet e tyre i ofruan edhe vende të tjera si Italia, Greqia, Turqia, Rumania, Franca, Serbia, Mali i Zi, Kroacia.

Shumë fytyra të njohura publike nga fusha e artit dhe sportit, organizata, institucione të ndryshme, dhe grupe qytetarësh organizuan aksione të ndryshme për grumbullimin e mjeteve financiare dhe ndihmave të ndryshme për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Solidarizimi vazhdon…

Historiku

Si sot, 107 vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, datë që në histori njihet si Dita e Flamurit. Në atë kohë, kryengritje të shumta, shpërthyen në të gjitha zonat e Ballkanit.

Më 28 nëntor të vitit 1912, plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, rreth orës 14:00, përpara qindra njerëzve ngriti flamurin kombëtar, duke shpallur në këtë mënyrë pavarësinë e Shqipërisë.

Pak muaj më vonë, goditja e madhe e flamurit të Bashkimit, u dha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku Shqipërisë etnike iu copëtuan disa pjesë, duke lënë jashtë territorit të Shqipërisë shumë zona.

Marketing