280 mln € për Mbappe, oferta marramendëse mbërrin në Paris

280 milionë euro për Kylian Mbappe, kjo raportohet të jetë shifra që Real Madrid i ka propozuar PSG. Sipas “France Football”, Mbappe është objektivi numër 1 i Zinedine Zidane, për të rikthyer në Madrid epokën e Galaktikëve.

Marketing

Dhe nuk mbaron me kaq. Sipas revistës franceze, Reali kërkon të marrë në “Bernabeu” edhe dy yje të Premier League, Eden Hazard dhe Paul Pogba.

Nëse blerja realizohet, atëherë Mbappe do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në botë. Ndërsa Hazard dhe Pogba, mendohet të kushtojnë 115 dhe 140 milionë euro respektivisht.

Për të financuar pjesërisht këto shpenzime marramendëse lojtarët që do të largohen janë Gareth Bale, James Rodriguez, Isco dhe Karim Benzema.

Marketing