283.000 qytetarë do të marrin nga 6.000 denarë

Pavarësisht përpjekjeve për bllokada nga VMRO-DPMNE-ja dhe opozita, Kuvendi miratoi ligjin për mbështetjen financiare për qytetarët me të ardhura të ulëta, si dhe ligji që siguron mbështetje financiare për të zbutur efektet e krizës me coronavirusin mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrisë së verës, thonë nga LSDM.

Marketing

“Me këtë mbi 283.000 qytetarë me të ardhura të ulëta, përfitues pensioni, përfitues të së drejtës së sigurimeve shoqërore të të moshuarve, të rinj të moshës 16 deri 29 vjeç, prindër të vetëm, jetimë dhe kujdes prindëror, artistë dhe praktikues të tjerë në kulturë, punëtorët e filmit dhe artistët e estradës, do të marrin 6.000 denarë për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore.