3 këngë gati nga Poni, një prej tyre në duet!

Këngëtarja labe, Poni është një ndër zërat më të mirë shqiptar e cila është aktive në dy zhanre të muzikës si popullore si atë moderne.

Marketing

Bashkëpunimi i fundit në zhanrin modern ishte me Skivin për këngën “Zemra Bam”, teksa e kontaktuar për Prive ka rrëfyer edhe për projektet tjera.

Artistja është duke bashkëpunuar sic u shpreh ajo me një nga legjendat e muzikës në Kosovë, por duke mos zbuluar emër për momentin.

Përpos kësaj është duke punuar edhe në disa materiale të tjera muzikore, ku dy nga to do të jenë me motive folk të jugut të Shqipërisë.