3 ndeshje, 23 goditje, 0 gola: Ronaldo me dobët se rivalët e tij në Evropë

Sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk ka arritur të shënojë ende gol për Juventusin në Serie A. Ai është lojtari që ka humbur më së shumti raste – nga 23 goditje, ai nuk ka shënuar asnjë gol.

Marketing

Ronaldo është ende duke kërkuar golin e parë për klubin e tij të re, por një gjë e tillë nuk duket so do t’i vijë lehtë Ronaldos. Ai u transferua në Juventus këtë verë nga Real Madridi për 117 milionë euro. Për “Los Blancos” ai i shënoi 450 gola në 438 ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Nuk iu desh shumë kohë Ronaldo për të shënuar golin e tij të parë për Juventusin në ndeshje miqësore, pasi që këtë gjë e bëri që në debutimin e tij kundër skuadrës së U-23 të Juventusit.

Por, e njëjta gjë nuk i ka ndodhur atij në ligë, pasi që ai ende nuk ka arritur të shënojë një gol, pas tri ndeshjeve me Juventusin. Megjithatë, mungesa e golave të Ronaldos nuk i ka prishur punë Zonjës së Vjetër, pasi që ata kanë fituar që të tri ndeshjet.

Kapiteni i Kombëtares së Portugalisë ka gjuajtur drejt portës gjithsej 23 herë dhe në të gjitha këto raste, ai u tregua i pasuksesshëm. Ky është rekordi më i keq nga lojtarët e pesë ligave më të mira të Evropës. Në vendim e dytë është mesfushori i Nantesit, Valentin Rongier, i cili nuk ka shënuar gol nga 15 gjuajtje.