3 sinjale shqetësuese që ju paralajmërojnë për të ardhmen e lidhjes

Mund të thuhet se dashuria tejkalon gjithçka dhe sigurisht që është e vërtet, por kaq s’mjafton. Nëse bindjet dhe parimet nuk i keni të ngjashme, është humbje kohe të provoni sepse herët apo vonë, do të lindin sherret dhe për pasojë do të filloni të lodheni.

Sigurisht që ka çifte që ia dalin pavarësisht këtyre dallimeve, por edhe në këto raste është meritë dhe një përpjekje të dyanshme për t’iu përshtatur njëri-tjetrit.

Përgjithësisht, këto katër aspekte që kanë të bëjnë me mënyrën si e perceptoni botën dhe si e krijoni jetën tuaj, janë vendimtare për një lidhje më të gjatë:

Marketing

Bindjet fetare

Vërtet feja mund të mos përmendet fare në takimet e para, por nëse keni bindje të ndryshme përsa i përket besimit, herët apo vonë, përplasjet do të vijnë. Nëse ti je ateiste dhe partneri besimtar i përkushtuar, sigurisht që do ta keni shumë të vështirë. Kur ti në thelb i kundërvihesh konceptit të Zotit kurse tjetri e ka shumë të shenjtë, mund të bëheni më thjesht armiq se të dashur.

Rritja

Mendoni pak miqtë tuaj më të mirë: a nuk janë përgjithësisht të rritur në rrethana të ngjashme me tuajat? Për dy njerëz që kanë të kaluar krejtësisht të ndryshme, si përshembull ti je rritur mes gjithë të mirave kurse partnerit i është dashur të punojë që 15 vjeç, është e natyrshme të mos keni të njëjtën qasje ndaj jetës.

Në këtë rast, është ajo që thuhet “dashuria na mbajti” nëse ia dilni vërtet për një kohë të gjatë.

Financat

Një ndër pikat më konfliktuale për çiftet ështe çështja e financave, dhe këtë e vërtetojnë shumë studime. Mënyra si e shpenzon, si e menaxhon, të ardhurat që merr secili dhe mënyra si i fiton, lënë gjithmonë vend për debate, madje edhe nga ato të mëdha. Nëse ai është një menaxhues shumë i mirë i parasë, ndërsa ti vetëm blen edhe kur mezi të dalin paratë në fund të muajit, do të jetë shumë e vështirë që të mendoni për diçka më shumë sesa një lidhje e shkurtër.

Marketing