3 të vdekur dhe 144 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në Shqipëri humbën jetën edhe tre pacientë të tjerë gjatë 24 orëve të fundit. Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë njoftoi se viktimat janë një 57-vjeçar dhe një 74-vjeçar nga Lushnja si edhe një 83-vjeçar nga Tirana. Numri total i të vdekurve shkon kështu në 343.

Marketing

 

Në orët e fundit në vendin tonë janë konfirmur pozitivë edhe 144 persona të tjerë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm në 11.816. Testimet e kryera për të zbuluar të infektuarit këtë të mërkurë janë 824.

Nga ana tjetër, 65 qytetarë janë shëruar, duke e çuar totalin në 6.773 që nga fillimi i epidemisë. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 174 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

 

Marketing