30 ditë paraburgim për 3 të arrestuarit, ASK-MPB: Gjetëm sasi të madhe armësh dhe eksplozivi

Nga 30 ditë paraburgim u është caktuar personave që u arrestuan një ditë më parë gjatë tre 3 kontrolleve në territorin e Kumanovës dhe një në Shkup. Cak i grupit në fjalë kanë qenë objektet vitale në vend, thonë zyrtarë të sigurisë.
“Kishim njohuri se janë organizuar dhe kanë siguruar sasi më të madhe të armëve dhe materiale eksplozive me qëllim që t’i shfrytëzojnë në drejtim të shkatërrimit të objekteve vitale në vendin tonë.”,- tha drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski.
“Te ata është gjetur sasi më e madhe e armatimit dhe pajisje e cila është dashur t’u shërbejë për realizimin e qëllimeve të tyre. Janë gjetur pushkë automatike, pistoleta, rripa të mbushur me eksploziv dhe pajisje të tjera që duhej t’iu shërbente për qëllimet e tyre.”,- u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.
Nga Ministria e Brendshme thonë se aksioni u zhvillua nga Njësiti anti-terror, në koordinim me Inteligjencën Ndërkombëtare në luftën kundër organizatave të armatosura terroriste.
Marketing