30 vjet nga pavarësia- Bujar Osmani ndanë Mirënjohje për 30 personalitete të shquara

Këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut feston 30 vjet pavarësi, të shpallur më vitin 1991. Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, solli vendim t’u jepë Mirënjohje 30 shtetasve të huaj, funksionerë të lartë të BE-së dhe NATO-s, shtetar, diplomatë dhe njohës të shtetit tonë dhe rajonit.

Marketing

Me këtë akt, u kushtojmë vëmendje të veçantë për shenjat e lëna në konsolidimin e pavarësisë sonë, mbështetjen dhe ndihmën në rrumbullakimin e perspektivës euro-atlantike, si dhe përforcimin e kohezionit, multietnik, multikulturor dhe multifetar të shtetit dhe shoqërisë sonë.
30 vjet më pas, Republika e Maqedonisë së Veriut ka të ardhme të parashikueshme, si vend anëtarë i mekanizmave kyçe perëndimore të integrimit, por edhe stabilitetit të paraparë politik dhe ekonomik. Meritë më e madhe për këtë janë, kuptohet, qytetarët, por edhe ndihma e miqve nëpër botë ka gjithashtu rëndësi të madhë në realizimin e këtyre ambicieve.

Duke vlerësuar kontributin e tyre të veçantë nga prizmi i shumë ngjarjeve dhe proceseve të cilat paraqesin momente të rëndësishme të së kaluarës sonë të afërt, zhvillimin dhe përfshirjen aktive si anëtare moderne dhe proesperuese e komunitetit ndërkombëtar si dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për tejkalimin e pengesave drejt qëllimeve të caktuara të politikës sonë të jashtme, e me këtë edhe zhvillimin shoqëroro ekonomik në përgjithësi, shprehim mirënjohje për kontributin në zhvillimin e vendit për personat në vijim:

ROBERT BADINTER, Kryetar i Komisionit Arbitrar të Konferecës për paqe në Jugosllavi
LORENS BATLER, Ambasador i SHBA-së (2002-2005)
ERHARD BUSEK, Koordinator Special i Paktit për stabilitet për Evropën Juglindore (2002-2008)
MAKS VAN DER SHTUL, Komesar i lartë për çështjet e pakicave nacionale në OSBE (1993-2001)- pas vdekjes
SER BARNI VAJT SPUNER, Gjeneral britanik dhe komandant i NATO-s në vendin tonë (2001) dhe anëtarë i Grupit të Ohrit
ZHELU ZHELEV, Kryetar i Republikës së Bullgarisë (1990-1997)- pas vdekjes
KLAUS KINKEL, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë- pas vdekjes
NIKOS KOZIJAS, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Helene (2015-2018)
ALEN LE RUA, përfaqësues special i BE (2001-2001) dhe anëtar i Grupit të Ohrit
SHTEFAN LENE, drejtor i Drejtorisë për Ballkan, Evropë Lindore dhe Azi Qendrore në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të BE-së (2002-2008)
AN LIND, Ministër i Punëve të Jashtëm i Suedisë dhe kryesues me Këshillin e BE-së (2001)- pas vdekjes
TADEUSH MAZOVJECKI, Raportues Special i Komisionit për të drejtat e njeriut në OKB- pas vdekjes
XHON MEKEJN, Senator Amerikan- pas vdekjes

METJU NIMIC, Përfaqësues Personal i Sekretarit të Përgjithshëm të KB (1999-2019)
LORD PATEN, Eurokomesar për Punët e Jashtme (1999-2004)
JAMES PARDJU, Përfaqësues i SHBA-së në vendin tonë (2001) – pas vdekjes
REINHARD PRIBE, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Sekretariatin e Përgjithshëm të BE-së për Punët e Jashtme (2001-2004) dhe Zgjerimi të BE-së (2005-2006)
ROMANO PRODI, ish Kryeministër i Italisë dhe President i Komisionit Evropian (1999-2004)
KONDOLISA RAJS, Sekretare e Shtetit të SHBA-së (2005-2009)
OLI REN, Komisioner Evropian për Zgjerimin (2004-2010)
LORD ROBERTSON, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s (1999-2004) dhe Kryetar i Grupit të Ohrit
DANIEL SERVER, profesor universiteti
DAVID SLIN, ish-diplomat britanik
XAVIER SOLANA, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (1999-2009) dhe anëtar i Grupit të Ohrit
JEAN FRANCOIS TERAL, Ambasador i Republikës Franceze (2000-2003)
PITER FEJT, Përfaqësues Personal i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s (2001)
ERVAN FUERE, Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shef i Delegacionit të Komisionit Evropian (2005-2011)
CHRISTOPHER HILL, Ambasador i SHBA-së (1996-1999)
RICHARD HOLBRUK, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështje Evropiane dhe Kanadeze (1994-1996) – pas vdekjes
HIKMET ÇETIN, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë (1991-1994)
HANS LOTAR SHTEPAN, historian dhe ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë (1993-1997) – pas vdekjes

Marketing