300 elefantë mblidhen për të vajtuar humbjen e liderit të tyre, pamjet kanë habitur të gjithë (VIDEO)

Një video prekëse e një tufe elefantësh që vajtojnë vdekjen e liderit të tyre, ka lënë të gjithë të prekur për shkak të ndjeshmërisë që këto kafshë kanë.

Marketing

Emocionet nuk mund të përshkruhen shkencërisht, por ekspertët e kafshëve kanë studiuar dhe zbuluar se elefantët kanë një sërë ndjenjash komplekse shumë të ngjashme me njerëzit.

Elefantët ndjejnë pikëllim, gëzim, dashuri, xhelozi, nervozë, zhgënjim dhe stres, transmeton Gazeta Express.

Afër një lumi në Sri Lankë, shtrihej trupi i ngordhur i një elefanti që duket se është vrarë nga një rival. Elefanti i ngordhur ishte lideri i tufës, thuhet sipas MailOnline.

Dhe elefantët mund të shihen duke u mbledhur përreth trupit të ngordhur të liderit të tyre, përderisa shumë të tjerë qëndrojnë në heshtje pranë tij.

Marketing