31 persona shkelin orën policore, arrestohen 19

Gjatë natës së kaluar (12/13.05.2020) lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në gjithë shtetin 31 persona nuk kanë respektuar orën policore, me çrrastë janë arrestuar 19 persona, ndërsa për të tjerët është ngritur procedure adekuate.
Ministria e Brendshme gjithashtu ka regjistruar 17 persona të cilët nuk kanë respektuar masën për mbajtjen e maskave mbrojtëse.

Marketing

Ndërsa sa i përket masës së izolimit dhe vetizolimit, në mbarë shtetin gjatë 24 orëve të fundit, 18 personave u janë dhanë vendime për izolim, derisa 66 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer edhe kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vet izolim dhe nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase.

Marketing