Më datë 25.07.2018, pesëdhjetë e një vjeçari nga Tetova, ka denoncuar se rrethë orës 17.00 vajza e tij 10 vjeçare, në afërsi të ndërtesës ku banojnë, ka qenë e sulmuar nga një mashkull i panjohur, i cili i është afruar, dhe me thikë i ka shkaktuar disa prerje në ekstremitetet dhe në trupë, duke e prekur edhe në pjesën e gjoksit, dhe pasi vajza e ka shqelmuar, ka aritur të ikë dhe të largohet nga vendi.

Personi i panjohur, sipas përshkrimit të vajzës, edhe para dy ditësh e ka sulmuar në shtëpinë e tyre, ku ka hyrë brenda pa mos u vërejtur nga askushë, dhe e ka prekur në pjesë të trupit.

Diku më vonë në Stacionin policorë Tetovë është arestuar 33 vjeçari M.B. nga Tetova, i cili dyshohet se e ka sulmuar vajzën, dhe nga i njëjti është marur edhe një thikë për gjuajtje me kallëf.