3327 raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së djeshme nga 762 testet e kryera, janë regjistruar 109 raste të reja me Kovid-19, 422 pacientë janë shëruar ndërsa një ka ndërruar jetë . Deri më tani, në vendin tonë janë bërë gjithsej 115.590 teste për Kovid-19. Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 11.942 raste të personave të infektuar, janë shëruar 8087 persona dhe 528 kanë vdekur. Ndërsa, numri i rasteve aktive është 3327.

Marketing

Më shumë raste aktive vërehen në Shkup 1177, në Shtip 319, në Gostivar 306, në Kumanovë 263, në Tetovë 171, në Strugë 160, në Dibër 128, në Kërçovë 121, në Sveti Nikollë 116, në Kavadar 103, në Ohër 77, në Manastir 74, në Makedonski Brod 41, në Demir Hisar 29, në Vinicë 29, në Strumica 25, në Kocani 23, në Pribishtip 18, në Veles 27, Gjevgjeli 14, në Kriva Pallankë 12, Negotinë 12, Resnjë 12, në Radovish 11, në Krushevë 5, në Berovë 4, në Dellçevë 3 dhe në Vallandovo ka një rast aktiv.

Nga Ministria e Shëndetësisë dje porositën se nuk ka asnjë justifikim për ata që nuk mbajnë maskë, gjegjësisht nuk i respektojnë masat.

Mjekët dhe personeli mjekësor punojnë çdo ditë me maska ​​mbrojtëse dhe pajisje shtesë mbrojtëse, por në shumë profesione të tjera punonjësit e kalojnë tërë ditën e punës me mbrojtje.

“Mbaj maskë mbrojtëse sepse kujdesem për të dashurit e mi – familjen, kolegët dhe miqtë, sepse secili nga ne ka përgjegjësi të kujdeset për shëndetin e atyre që janë përreth nesh. Të kujdesesh për veten tënde është njëkohësisht të kujdesesh për të tjerët. Apeloj për respektimin e masave pa përjashtim! Vetëm duke mbajtur maskë, duke i larë duart shpesh dhe duke mbajtur distancë fizike, mund të zvogëlojmë përhapjen e virusit. Le të jemi përgjegjës!, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.