35 shkelje të orës policore, 513 gjoba për mosmbajtje të maskës

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (23.04.2021) deri në ora 05:00 të ditës së sotme, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar 35 shkelje të orës policore në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 513 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Marketing