Në liqenin e Ujmanit pritet të ndërtohet një qendër sportive që do t’i kushtoj buxhetit të vendit 350 mijë euro.
Rreth tre muaj më parë Komuna e Zubin Potok inicioi procedurat e prokurimit për ndërtimin e një qendre sportive të ujit.

Komuna në thirrjen për kontratë i jep një përshkrim të shkurtër lëndës.

“Si pjesë e këtij projekti, është një ndërtesë e rrethuar prej rreth 400 m2, zona e gjelbër me rrugët hyrëse dhe ndriçimi dhe kullat e portit”, thuhet në njoftim.

Për këtë qendër sportive, Komuna Zubin Potok ka paraparë kontratë në vlerë prej 350 mijë euro. Në këtë aktivitet të prokurimit, komuna ka përdorur procedurën e hapur me kriter çmimin më të ulët.

Dy javë më pas, Komuna Zubin Potok shpërblen me kontratë kompaninë “RAD” me vlerë të përgjithshme të kontratës 349 mijë e 801 euro e 81 cent.

Kontrata për ndërtimi e kësaj qendre u nënshkrua në fillim të muajit korrik.

Të dhënat e publikuar të komunës bëjnë të ditur se mjetet për ndërtimin e kësaj qendre mbulohen nga Buxheti i Kosovës.