37.189 persona kanë pranuar vaksinën MRP

Ministria e Shëndetësisë informon se deri tani vaksinën MRP kundër fruthit e lanë pranuar gjithsej 37,189 persona. Nga to 16.935 fëmijë janë vaksinuar në Shkup, derisa në pjesën tjetër të shtetit janë vaksinuar 20.254 fëmijë.

Marketing

Në javën e kaluar, në Shkup janë vaksinuar gjithsej fëmijë, kurse në pjesën tjetër të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 691 fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore.

Në Qendrën për Shëndet Publik, në mënyrë shtesë është aplikuar për 6.237 doza të vaksinave. Prej tyre 60% punëtorë të shëndetësisë, studenrë dhe nxënës në shkollat e mesme të mjeksisë, kurse të tjerët janë kontakte dhe persona të moshës nën 14 vjeçare.

Nga dhjetori i këtij viti janë regjistruar gjithsej 1,898 raste me fruth në Maqedoninë e Veriut.

Mbeten në fuqi masat e propozuara dhe aktivitete, të cilat i ndërmarrin Qendrat për Shëndet Publik, Instituti për Shëndet Publik, Ministria e Shëndetësisë, shërbimet për vaksinim në pikat e vaksinimit, me theks të veçant në vaksinimin e të gjithë personave të ndjeshëm.

Marketing