39 Kandidatë janë paraqitur për plotësimin e 7 vendeve të lira në Komisionin për anti-korrupsion, mëson Zhurnal.

Në listën e të paraqiturëve nga emarat më të njohur janë Aleksandër Nakov, ish-kryeprokuror nga qyteti i Shtipit, Maja Mahallova, kryetare e Komisionit për ankesa mbi furnizimet publike, Zllate Dimovski, profesor në fakultetin e sigurisë në Shkup, Çedomir Damjanovski, ish-anëtar i Komisionit për verifikimin e fakteve, Angella Ilievska, avokate e cila ka qenë palë mbrojtëse në procesin gjyqësor kundër ish-kryeprokurorit të Republikës së Maqedonisë, Aleksandër Verushevski.

Zhurnal, po ashtu mëson se është i madh numri edhe i të paraqiturëve nga administratat shtetërore të cilët duan të bëhen anti-korrupsioner, ndërsa shumica me profesion janë jurist ose ekonomist.

Nesër do të mblidhet Komisioni për Zgjedhje dhe emërime i cili duhet të votoj për propozim përbërjen e anetërëve të Komisionit për anti-korrupsion, që më pas ky propozim duhet t’i dorëzohet Parlamentit.

Përndryshe, Komisioni për anti-korrupsion tanimë e 9 muaj nuk po funksionon pasi që pesë nga 7 anëtarët e këtij komision kanë dhënë dorëheqje për shkak të aferës me shpenzimet e tejkaluara për rrugë, fatura jo-reale, por jo vetëme ehde pagesa të qirave për banesa, ndërsa të gjithë këto skandale u zbuluan në Raportin e revizionit i cili bëri “namin” në opinion.