4 gjigantë evropian në garë për talentin e ri Camavingan

14:39 | 15 Maj 2021

Marketing

Fichajes pretendon të dijë identitetin e katër skuadrave që ndjekin sensacionin e Rennes Eduardo Camavinga, me njërën prej tyre që është në Premierligë.

Camavinga, një mesfushor 18-vjeçar i cili është vendosur si një figurë kryesore në Rennes në një moshë të re, ka gjasa të lëvizë këtë verë që vjen, transmeton lajmi.net.

Ai tashmë ka garuar për Rennes në Ligën e Kampionëve, si dhe ka bërë debutimin e tij, e madje edhe ka shënuar për kombëtaren Franceze.

Mediumi Fichajes beson të dijë se cilat katër klube po luftojnë për të siguruar nënshkrimin e tij.

Sipas Fichajes, Real Madrid, Bayern Munchen, Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë të gjithë të interesuar të nënshkruajnë Camavinga në afatin kalimtar të transferimit./Lajmi.net/

Marketing