4 mijë shpallje për punësime në administratë brenda dy muajve të fundit në Maqedoni

Për dy muaj nga 6 nëntori deri në fund të dhjetorit, janë publikuar shpallje për më shumë se 4.000 vende pune në administratën publike – tha zëvendësministrja plotësuese në Ministrinë e Shoqërisë Informatike. Sipas Stamenkovskës, bëhet fjalë për punësime partiake, por me të dhëna konkrete tha se do të dalë kur të përfundojë rishikimi që planifikon ta kryejë.

Marketing

“Pagat për disa nga vendet e parashikuara janë nga 40,000 deri në 60,000 denarë. Këto shpallje për nga vëllimi i tyre dhe mënyra e shpallur, për vetëm dy muaj, nuk janë gjë tjetër veçse një mënyrë e korrupsionit elektoral dhe blerjes së paqes në partinë në pushtet”, deklaroi Nevenka Stamenkovska, zv/ministre. LSDM akuzon se ministrat dhe zv/ministrat e ri të VMRO-DPMNE-së që në ditën e parë i kanë stërmbushur kabinetet e tyre me aktivistë partiak. Ata veçanërisht reagojnë për faktin se zv / ministri i bujqësisë Cvetan Tripunovski ka njoftuar se do të këshillohet nga dy ekipe me nga gjashtë anëtarë – fermerë dhe profesorë, për të cilët tha se do të punojnë “pro bono”. “Ditët në vijim, do ta njoftojmë opinionin sa kanë marrë këta këshilltarë në 11 vitet e sundimit të VMRO DPMNE-së. Sa kanë marrë për subvencione, sa dhe çfarë kanë marrë përmes programit IPARD dhe sa prona kanë marrë. Do të mësoj opinioni sa vlejnë në të vërtetë këto këshilltarë të ashtuquajtur “pro bono”.

VMRO DPMNE me këto kuadro s’mund të ripërtërij asgjë, përveç regjimin kriminel, që me vite manipulonte bujqit”, u shpreh Goce Georgievski- Në rast të mospajtimit mes ministrit dhe zëvendës ministrit plotësues nëpër ministritë lidhur me atë nëse një çështje e caktuar juridike, financiare apo kadrovike ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve, KSHZ është e obliguar, në afat prej 24 orëve të marrë vendim që ta përcjellë deri tek ministria përkatëse. Vendimi i KSHZ është finali – thuhet në Ligjin për qeverinë. Mandati i Qeverisë teknike zgjat deri në momentin kur KSHZ i shpall rezultatet finale të zgjedhjeve./Alsat-M

Marketing