“40 pranvera shqiptare”, akademi për dëshmorët Naser Veliu dhe Nurie Zekaj

“40 pranvera shqiptare”, akademi për dëshmorët Naser Veliu dhe Nurie Zekaj
12.06.2021 17:02
Me homazhe në fshatin Sërmnovë dhe me një Akademi solemne….

Marketing

Me homazhe në fshatin Sërmnovë dhe me një Akademi solemne, sot në amfiteatrin e hapur të qytetit të Gostivarit, u përkujtua jeta dhe vepra e dëshmorit Naser Veliu dhe Nurie Zekajt nga Kosova.

Me këtë akademi u përkujtuan gjithashtu edhe demostratat e vitit 1981 në Prishtinë dhe sakrifica e të gjithë veprimtarëve të cilët çuan përpara çështjen kombëtare, deri në çlirimin dhe pavarsimin e Kosovës.

Në këtë akademi merrnin pjesë mysafirë të shumtë dhe veprimtarë të atyre viteve nga Maqedonia dhe Kosova si, Hydajet Hyseni, Sylë Nuha, Bajrush Xhemaili si dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Akademia filloi me fjalën hyrëse të veprimtares gostivarase Nafie Zendeli e cila ato vite vuajti burg në mbrojtje të arsimit në gjuhën amtare në Maqedoni

Se cilat ishin zhvillimet politike dhe veprimet ilegale që sollën deri në pranverën shqiptare të vitit 1981 foli veprimtari Agim Sulejmani.

Pas emetimit të filmit dokumentar për jetën dhe veprën e veprimtarëve Naser Veliu dhe Nurie Zekaj, të pranishmëve iu drejtua edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

Manifestimi në Gostivar është në vargun e akiviteteve të shumta që mbahen gjithandej në Kosovë dhe Maqedoni në shenjë kujtimi për demostratat e vitit 1981 që u mbajtën në Prishtinë.

Marketing