425 vdekje për 24 orë nga koronavirusi në Turqi

Turqia konfirmoi sot se edhe 69 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke sjellë numrin total të vdekjeve në 425.

Marketing

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rrit në 20.921 pasi 2,786 rezultuan pozitivë brenda një dite, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një konferencë për shtyp, njofton Klan Kosova.

“Deri më tani, gjithsej 484 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 1,251 pacientë aktualisht janë nën njësi të kujdesit intensiv”.

Pasi filloi në Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 181 vende dhe rajone në të gjithë botën, me epiqendrën e saj duke kaluar në Evropë.

Pandemia ka lënë të vdekur më shumë se 55,700 njerëz dhe ka infektuar mbi 1 milion (gati 1,057,000) globalisht, ndërsa mbi 221.500 njerëz u shëruan nga sëmundja, sipas shifrave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.