Parma “pushton” San Siron, Interi në krizë

4 pikë në katër javë, kaq ka arritur të marrë Interi i Spalletit në këtë fillim sezoni, teksa duke parë edhe merakton e bujshme këtë verë ishin shpallur edhe si kandidatë për titullin në Serie A.

Marketing

Volum loje, por asgjë më tepër edhe ndaj Parmës, e cila ia doli të marrë 3 pikë me vlerë në San Siro. Në fakt goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga një interist, por që është i huazuar tek Parma këtë sezon.

Federico Dimarco, i cili është në pronësi të Interit, por që luan në formë huazimi te Parma, shokoi skuadrën e Spallettit në minutën 79-të.

As hedhja në fushë e kapitenit Mauro Icardi në fillimin e pjesës së dytë nuk ndryshoi asgjë te Interi, me argjentinasin që duket si një mish i huaj në repartin e avancuar të zikaltërve. Me Icardin në hije, Interi në 45 minutat e dyta luajti më keq se në pjesën e parë dhe në fund zhgënjeu 60 mijë tifozët që ishin në San Siro duke mos marrë asnjë pikë në këtë sfidë dhe duke pësuar humbjen e dytë sezonale.