43 të infektuar nga Kovid 19 në Kumanovë

Infektimit me Covid-19 nuk ka arritur t’i shmanget as kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, testimi i të cilit ka rezultuar pozitiv.

Marketing

Shkon mbi 80 numri i personelit të prekur mjekësor, sot edhe 21 të prekur

Në 24 orët e fundit është regjistruar numër rekord i të infektuar me virusin Korona, gjithsej 43, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 306. Gjysma e të prekurve në 24 orët e fundit janë personal mjekësor, gjithsej 21, duke e çuar në total numrin e të prekurve në mesin e punëtorëve shëndetësorë në mbi 80.

“Gjendja aktuale është tejet e rënduar, kemi shumë raste pozitive sot, gjegjësisht 43 raste me COVID-19, ajo që na shqetëson më tepër se paraqitet numër i madh i punëtorëve shëndetësorë, 19 nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës, një nga Shtëpia e Shëndetit dhe një nga ordinancat private, do të thotë se numri i të infektuarve nga COVID-19 nga personeli mjekësor është 21.”,- tha dr. Arif Latifi – Q. SH. P. – Kumanovë.

O. K. H. “Merhamet”, aktivitete humanitare për familjet e rrezikuara

Pas raportimit në TVM 2 për gjendjen e rënduar të familjeve të rrezikuara, O. K. H. “Merhamet”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kumanovës, kanë ndarë mbi 100 pako me produkte ushqimore e higjienike në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.

“O. K. H. “Merhamet”, në bashkëpunim me popullin e Turqisë dhe Kryqin e Kuq, në qytetin e Kumanovës po e realizojmë aktivitetin e radhës humanitar, aktivitet ky i cili në vete ngërthen shpërndahej e pakove ushqimore e higjienike, për familjet e prekura nga kjo pandemi me të cilën po ballafaqohemi të gjithë.”,- theksoi Ekrem Halimi nga O. K. H. “Merhamet”.

“O. K. H. “Merhamet” dhe ne si Kryq i Kuq, ndamë disa pako ushqimore në qytetin e Kumanovës, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”,- u shpreh Mevlud Jashari nga Kryqi i Kuq – Kumanovë.

Në fund të theksojmë se për shkak rritjes së vazhdueshme të numrit të të prekurve me COVID-19, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, u ka apeluar qytetarëve të kësaj komune që pa ndonjë nevojë të madhe të mos lëvizin në drejtim të Kumanovës dhe të Shkupit.

Marketing