432 gjoba për mos mbajtje të maskës mbrojtëse

Nga ana e nëpunësve policorë deri tani janë konstatuar gjithsej 26882 shkelje të mos mbajtjes së maskave mbrojtëse. Prej tyre, 432 shkelje janë regjistruar vetëm 24 orët e fundit.

Marketing

Në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 66 kontrolle në objekte me çka nuk janë evidentuar objekte të cilat nuk i kanë respektuar vendimet e Qeverisë.

Në territorin e gjithë shtetit, gjithsej 788 personave u janë dhënë vendime për izolim. Janë kryer kontrolle tek persona në izolim dhe vetizolim, por nuk janë konstatuar shkelës të këtyre masave.

Ndërkohë MPB edhe një herë bën apel deri tek qytetarët të respektojnë masat për mbrojtje nga korona virusi.